Kandidatja e LDK-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florie Basholli në një intervistë për KALLXO.com, ka treguar se do të bëj më të mirën për qytetarët nëse merr mandatin për t’i përfaqësuar ata në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo premton se nëse merr mandatin, do të fokusohet edhe në inxhinierinë ushqimore, sektor i cili është i dashur për Bashollin.

Ajo ia lë në dorë ekspertëve të fushës për heqjen ose jo të tarifës me Serbinë. Tutje shton edhe se është kundër ndërtimit të hidrocentralit të tretë me qymyr ndërsa kur pyetet për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit ajo thotë se është për zhvillim të vendit.

Ajo thotë tutje se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe kundër bartjes së shamive në shkolla.

Kjo është intervista e plotë me kandidaten për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Florie Basholli:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Florie Basholli: Hallet e qytetareve e pikë së pari të rejave dhe të grave, ko me qenë zëri i tyre në parlament.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Florie Basholli: Këtu kam hy më dëshirë të madhe me qenë deputete. Mendoj që mund ta bëj më të mirën.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Florie Basholli: Unë gjithmonë nise nga fusha prej nga unë vi, pikë së pari nga fusha e inxhinierisë ushqimore, qaty ku unë vij. Aty mendoj qe mundem me bo shumë sene tmira, aty ku unë shoh mangësi.  

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Florie Basholli: Unë shoh shumë pengesa në fushën prej nga unë vij. E para informimi i qytetarëve për ligjet që kanë me qenë në fuqi. E dyta ka me qenë që kjo fushë me qenë më e ngritur në Kosovë, e dhe e treta që qeto ligje çka kena mangësi në nivelin lokal me qenë të lidhura me nivel qendror, që kemi shumë mangësi në atë aspekt.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Florie Basholli: Nga qeveria e kaluar Komuna e Podujevës ka mbetur shumë mangut, në shumë aspekte, e para. E dyta është avancimi i femrave dhe i grave në vendimmarrje dhe qajo mungon shumë te ne. E treta është shumë femra që janë shkolluar janë brenda shtëpive që nuk kanë zë me dal dhe unë do të jem zëri i tyre.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Florie Basholli: Asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Florie Basholli: Asnjëherë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Florie Basholli: Unë gjithmonë përkrahjen më të madhe ua jepi qytetarëve të Podujeves nga vij, por pikë së pari vajzave të reja dhe grave në komunën tonë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Florie Basholli: unë mendoj, muj me bo shumë sene. E para që duhet me bo, ekspertë të fushave të ndotjes së ajrit, që kemi shumë mangut në Kosovë. E dyta vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit. Këta po foli nga profesioni nga unë vij. Nëqoftëse ata nuk vetëdijesohen, e kotë është puna jonë në qoftë se kemi vetëdijesimin e qytetarëve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Florie Basholli: Kah kjo fushë nuk kam shumë njohur por çdo sen që është e jona kam qejf me e mbajt brenda Kosovës. 

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Florie Basholli: Jam për zhvillim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Florie Basholli: Jam kundër shkëmbimit të territoreve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Florie Basholli: Aty mundem me fol njerëzit e fushave. Atë duhet me marr vendim dikush tjetër, e jo unë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Florie Basholli: Po.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homooigim?

Florie Basholli: Nuk jam nga kjo fushë shumë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Florie Basholli: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Florie Basholli: Nuk jam kundër.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Florie Basholli: Më mirë e kuptojnë ata nga fusha prej nga vijnë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Florie Basholli: Çdo herë jam me e përkrahë diasporën.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Florie Basholli: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Florie Basholli: Unë e kam një vend të punës, jam shefe në inspekcion dhe mendoj që pozitën që do ta mbaj ko me qenë prapë deputete.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Florie Basholli: krejt nuk e kam llogaritë, burri, unë dhe du vajzat punojmë në familje.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkërisht?

Florie Basholli: Po.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Florie Basholli: Të tregoj drejt kurrë nuk sëmurem, cdo herë e shëroj veten, biologe jam me profesion dhe kurrë nuk shkoj te mjeku.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Florie Basholli: Spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Florie Basholli: Të gjithë janë në publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Florie Basholli: Gjashtë anëtarë i kam në familje, të gjithë punojnë përveç një studente dhe djalin 13 vjet në shkollë. Jo asnjëherë edhe ata edhe tash punojnë privat.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Florie Basholli: Qeverisje shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Florie Basholli: nuk e di për cilin projekt por nëse varet për Kosovën gjithçka, unë aty jam.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lanë gjurmë/trashëgimia juaj si deputet?

Florie Basholli: Besoj nga fusha ime.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Florie Basholli: Sa është e nevojshme.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti/mandati?

Florie Basholli: Mendoj çdo ditë me pas takime me qytetarë, vetëm atëherë mund ta bëj më të mirën për ta.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Florie Basholli: Nuk jam e sigurt as nga kjo lëmi.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Florie Basholli: Aq sa e shoh të nevojshme.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Florie Basholli: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Florie Basholli: Po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Florie Basholli: Nuk kam përgjigje.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Florie Basholli: Sa e sheh kryeministrja jonë që duhen me qenë.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Florie Basholli: Jo.

KALLXO: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Florie Basholli: Po.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet/faturat në kuvend/ministri?

Florie Basholli: Ku është e nevojshme.