Shkëlzen Hajdini

Cila është kauza që do të ndjekë Shkelzen Hajdini nëse bëhet deputet?

Shkelzen Hajdini, është kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës i cili garon për të përfaqësuar qytetarët në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Ai tregon në një intervistë për KALLXO.com se ka gruan e papunë por nuk do ta punësojë dhe se shton se ajo do të punësohet nëse i plotëson kushtet.

Si kauzë të cilën do ta shtyjë përpara nëse bëhet deputet do të jetë sundimi i ligjit i cili sipas tij do të funksionoj njësoj për të gjithë.

Ai shton tutje edhe se rasti i gjigandit Trepça është rast i veçantë dhe duhet të shikohet mirë.

Tutje ai shton edhe se nëse ka pasur nevojë për tretman mjekësor ka vizituar spitalet publike dhe njëjtë mendon se do të veproj edhe nëse merr mandatin si deputet.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Shkelzen Hajdini (LDK)

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me shty nëse bëheni Deputet?

Shkelzen Hajdini: Kauza kryesore të cilën do ta shtyej nëse bëhem deputet është sundimi i ligjit, të kemi një shtet të qeverisur me duar të pastra, të kemi një ligj i cili do të funksionoj për secilin njejtë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë Deputet apo keni me kalu në ndonjë post tjetër?

Shkelzen Hajdini: Unë synoj nëse e marr mandatin të vazhdoj të jem Deputet, ngase dëshrioj të ju a respektoj besimin e votuesit.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Shkelzen Hajdini: Unë konsideroj që në Kosovë duhet të ulen të gjitha ato taksa të cilat afektojnë pozitivisht sektorin privat.

KALLXO.com: Cilat janë 3 problemet apo nevojat kryesore të komunës prej nga vini?

Shkelzen Hajdini: Problemi kryesor i komunës prej nga vij është papunësia e lart, zhvillimi ekonomik.

KALLXO.com: Cilat janë tre amandamentet e para që keni me i propozu?

Shkelzen Hajdini: Nëse unë bëhem Deputet, nëse marr besimin e qytetarëve të komunës së Lipjanit dhe më gjërë, unë do të angazhohem fuqishëm që të kemi një zhvillim ekonomik të mirëfillt. Do të propozoj ri shiqimin e ligjeve të cilat afektojnë zhvillimin ekonomik, me thkes të veqant ligjin për dhënien e pronës me qera në shfrytëzim dhe këmbim të pronës i cili fuqizon drejtpërdrejt sektorin privat, do të fokusohem në ligjet të cilat kanë të bëjnë me ri shiqimin e politikave makro ekonomike e të cilat duhet të orientohen drejt favorizimit të sektorit privat dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Nën dy, do të fokusohem dhe do të punoj fort për ri shiqimin e ligjeve, legjislacionit rreth ndikimit të drejtpërdrejt nga avancimi i më tutjeshëm i sistemit arsimor, është shumë e rëndësishmë rishiqimi i sistemit arsimor, e rëndësishme është të kemi një sistem arsimor cilësor, ngase nga kjo varet drejtpërdrejt mirëqenia sociale e qytetarit tonë. Varet drejtpërdrejt edhe zhvillimi ekonomik ngase neve na duhet një fuqi e kualifikuar punëtore në mënyrë që të jemi konkurent dhe të kemi qka të ju ofrojmë investitorëve të huaj nëse dëshirojnë të investojnë në komunën e Lipjanit.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Shkelzen Hajdini: Nuk ka gjasa me e ndërru partinë nga unë tradicionalisht jam LDK, gjithmonë kam qenë LDK dhe nuk ka gjasa ngase besoj në vizionin dhe programin e LDK-së.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Shkelzen Hajdini: Duke pa vizionin e LDK-së, duke e parë programin e LDK-së, duke e parë shpirtin atmosferën e LDK-së, konsideroj që grupi parlamentar i LDK-së nuk do të na sjell neve si Deputetë në pozitë që të votojmë kundër.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar ka me ndje më shumë përkrahjen tuaj si Deputete?

Shkelzen Hajdini: Përkrahjen time si Deputet do ta ndjej grupi i diskriminuar personat me aftësi të kufizuar, poashtu neve duhet ta zgjerojmë konceptin e personave të margjinalizuar ngase në këtë rast edhe gruaja edhe të rinjët duhet të kenë përkrahjen e fuqishme nga Institucionet vendore ngase varemi drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtutjeshëm.

KALLXO.com: Cka do të bëni për përmirësimin e ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Shkelzen Hajdini: Ambienti dhe ajri i ndotur në Kosovë është problem i madh, është problematik e cila duhet t’i qasemi me seriozitet. Neve do të shtyejm, do të përkrahim iniciativa, do të shtyejm qdo lloj iniciative e cila do të ndikonte në përkrahjen e ideve dhe iniciativave drejt përmirësimit të ambientit. Neve kemi standarde të cilat duhet t’i plotësojm dhe do t’i shtyejm që t’i plotësojm në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndoshë.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Shkelzen Hajdini: Unë jam kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Shkelzen Hajdini: Unë jam kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër përdorimit të qeseve të plastikës?

Shkelzen Hajdini: Kundër përdorimit të qeseve të plastikës ngase kemi mundësi alternative të qeseve.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shitjes së Telekomit të Kosovës?

Shkelzen Hajdini: Kjo është një pyetje e cila don analizë, unë konsideroj që duhet t’i qasemi me kujdes.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit?

Shkelzen Hajdini:: Ne jemi për qdo investim kapital në Republikën e Kosovës, ne jemi për ndërtimin e Autostradës mirëpo duhet të kemi parasysh edhe prioritetet tjera të vendit.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së tarifës me Serbinë?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi për reciprocitet.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi për ndërtimin e Hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës ngase ndikojn drejtpërdrejt në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër mbylljes së Universiteteve publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjensia e Akreditimit?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi për një arsim cilësor, ne jemi për nëse nuk akreditohen nga agjensioni.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër monopolit në homologim?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi kundër monopolit në homologim.

 

KALLXO.com: A jeni për apo kundër martesave të gjinisë së njejtë?

Shkelzen Hajdini: Ne respektojmë të drejtat njerëzore të qytetarit.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër bartjes së shamive në shkolla?

Shkelzen Hajdini: Ne respektojmë të drejtën e lirisë fetare.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër kuotës së Deputetëve nga diaspora?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi për kuotës për Deputetë.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ri dizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Shkelzen Hajdini: Ne jemi për ri-dizajnimin e skemës së veteranëve të luftës.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Shkelzen Hajdini: Për

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Shkelzen Hajdini: Fushatën ne si LDK e bëjmë, nuk kemi nevojë për financim ngase neve këtu në Lipjan kemi një shtrirje të gjërë, unë kam qenë katër vite drejtor për buxhet dhe financa, që dy vite jam drejtor për zhvillim ekonomik dhe qytetarët, secili qytetar neve na njeh kështu që neve nuk kemi nevojë për financim, vetëm përkrahje nga partia për shpenzimet që duhet bëhen për fushatë, përndryshe neve absolutikish nuk kemi nevojë për financim.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur keni me qenë Deputete apo Ministre?

Shkelzen Hajdini: Unë momentalisht kam një vend të punës dhe nëse bëhem Deputet do të mbaj vetëm një vend të punës ngase neve duhet të mendojm edhe për të tjerët, për qytetarët.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe qfarë pasurie keni?

Shkelzen Hajdini: Të hyrat mujore janë të hyrat nga paga që marr dhe të hyrat nga qiraja, paga është 653 Euro nëse nuk jam gabim ngase i kam të raportuara në Agjensionin kundër korrupsion.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me bashkëshorten?

Shkelzen Hajdini: Pasurinë e kemi të përbashkët, pasurinë e kam të përbashkët me familjen, në momentin që ndahet brenda familjes atëherë e regjistroj pasurinë me bashkëshorten. Ne konsiderojm që si të kemi pajtueshmëri brenda familjes pritet të ndahet.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru në spital privat apo publik?

Shkelzen Hajdini: Gjithmonë unë jam shëruar në spital publik, ju mund t’i shihni edhe evidencat në spitalet tona publike.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni Deputete, nëse sëmureni?

Shkelzen Hajdini:: Në spital publik ngase unë do të angazhohem fuqishëm në përmirësimin, avansimin e mëtutjeshëm të sistemit të shëndetësisë.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj, a janë në shkolla publike apo private?

Shkelzen Hajdini: Fëmijët e mi, janë në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të pa punë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që keni me marrë mandatin?

Shkelzen Hajdini: Gruaja ime është e papunë, fëmijët i kam të rinjë, vajza i ka bërë 18 vite tash. Gruan unë nuk do ta punësoj, gruaja ime do të punësohet vetëm nëse është e kualifikuar të punësohet në pozitat, unë nuk do të ndikoj në punësim ngase këtë pikërisht ne si LDK e luftojmë këtë dukuri. Nepotizmi duhet të luftohet fuqishëm në Kosovë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu pëe fatin e Trepcës, me u privatizu apo me mbet në qeverisje shtetërore?

Shkelzen Hajdini: Fatin e Trepcës, edhe Trepca është një kompleks, një rast i veqant neve veq e kemi një vendim që është marrë gjatë qeverisjes së Isa Mustafës dhe konsideroj që duhet të kemi shumë kujdes me rastin e Trepcës.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Shkelzen Hajdini: Me nivelin qëndror, unë do të jem zë i fuqishëm i komunë së Lipjanit, do të jem zë i fuqishëm i qytetarëve të Lipjanit. Unë do të jem pranë projekteve kapitale në qytetin e Lipjanit dhe në fshatrat e komunës së Lipjanit. Ndihma e buxhetit të ndarë nga buxheti qendror, është esencial për komunën e Lipjanit. Unë do të fokusohem në zhvillimin e turizmit në Janjevë, në zhvillimin e turizmit në Gadime, në zhvillimin e turizmit në Blinajë.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti apo puna me të cilën ju keni me lënë gjurmë si Deputete?

Shkelzen Hajdini: Puna e parë me të cilën do të lëj gjurmë si Deputet do të jet përkrahja, mbështetja e fuqishme e sundimit të ligjit.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Shkelzen Hajdini: Eshtë hera e parë që unë konkuroj për Deputet, unë nuk kam një numër megjithatë unë garantoj që do të jem shumë aktiv në Parlamentin e Kosovës.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti apo mandati?

Shkelzen Hajdini: Unë do të mbaj shumë takime me qytetarë, konsultime dëgjime me qytetarë gjatë një viti,  konsideroj që do të mbaj shumë. Eshtë hera e parë që konkuroj për Deputet megjithatë unë do të jem pranë qytetarit.