Qëndrimet e Hatim Baxhakut për taksën, shkëmbimin e territoreve, shamitë e martesat mes të njëjtës gjini

Hatim Baxhaku, kandidat i cili po pretendon të marr një mandat për të përfaqësuar qytetarët në kuvend në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për KALLXO.com, tregon se njëra ndër kauzat që do të shtyjë përpara nëse merr mandatin do të jetë sundimi i ligjit.

Ai thotë edhe se nuk do ta ndërrojë kurrë partinë në të cilën është ndërsa shton se gratë dhe personat me nevoja të veçanta do të kenë përkrahjen e tij më të madhe nëse bëhet deputet.

Tutje, Baxhaku dha edhe qëndrimet e tij në çështjet të cilat morën vëmendje të madhe mediatike e u diskutuan shumë në shoqëri.

Ai thotë se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr dhe për shitjen e Telekomit të Kosovës.

Baxhaku thotë se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, heqjes së tarifës me të njëjtin vend dhe kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

E për bartjen e shamive në shkolla Baxhaku thotë se është për.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Hatim Baxhakut:

KALLXO.com. Cila është kauza që keni me shty nëse bëheni Deputet?

Hatim Baxhaku: Sundimi i ligjit

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë Deputet apo keni me kalu në ndonjë post tjetër?

Hatim Baxhaku: Jo, do të jem Deputet

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rrit në Kosovë?

Hatim Baxhaku: Skam përgjigje për momentin

KALLXO.com: Cilat janë 3 amendamentet e para që keni me i propozu në Kuvend?

Hatim Baxhaku: Edhe kjo është problem por mendoj që një amendament që njerëz që janë me aktakuzë mos me qenë në ekzekutiv dhe një amendament tjetër nëse vjen ligji për zgjedhjet që Kosova me u nda në zona.

KALLXO.com: Cilat janë 3 problemet apo nevojat kryesore të komunës prej nga vini?

Hatim Baxhaku: 3 nevojat e komunës janë: Trafiku urban, furnizimi me ujë dhe gjelbërimi i qytetit.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku je tash?

Hatim Baxhaku: Jo kurrë!

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Hatim Baxhaku: Jo!

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjejë më së shumti përkrahjen tuaj si Deputetë?

Hatim Baxhaku: Gratë dhe personat me nevoja të veçanta.

Qka do të bëni për përmirësimin e ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Hatim Baxhaku: Të rregullohet me ligj ose me ndonjë urdhër tjetër, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe klasifikimi I tyre si dhe një taksë i kisha vnu për qeset e najllonit nëpër markete.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër përdorimit të plastikës?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shitjes së Telekomit të Kosovës?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit?

Hatim Baxhaku: Për momentin kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së tarifës me Serbinë?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër mbylljes së Universiteteve publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër monopolit në homologim?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër martesave të gjinisë së njëjtë?

Hatim Baxhaku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër bartjes së shamive në shkolla?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër kuotës për Deputetë nga diaspora?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ri dizajnimit të skemës për veteranë të luftës me të cilën është abuzu?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Hatim Baxhaku: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Hatim Baxhaku: Vet.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt kur ta merrni postin e Deputetit?

Hatim Baxhaku: Një vend pune e kam dhe një do ta mbaj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Hatim Baxhaku: Të hyrat mujore janë rreth 600 – 700 Euro në muaj, qaq e kemi rrogën.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me bashkëshorten?

Hatim Baxhaku: Po.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëruar në spital privat apo publike?

Hatim Baxhaku: Në spital publik.

KALLXO.com: Ku do të shkoni nëse zgjidheni Deputet, në cilat spitale?

Hatim Baxhaku: Në spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë nëpër shkolla publike apo private?

Hatim Baxhaku: Në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë jeni të pa punësuar dhe a keni me i punësu gjatë kohës sa e merrni mandatin?

Hatim Baxhaku: 4 familjarë janë të pa punësuar, jo në qoftë se i plotësojnë kushtet po.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë në qeverisje shtetërore?

Hatim Baxhaku: Mendoj se ligji këtë e ka rregullu shumë mirë, është shoqëri aksionare e shtetit dhe e punëtorëve.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Hatim Baxhaku: Nuk do ta kushtëzoj votën time me projekte.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti apo puna me të cilën keni me lënë gjurmë tuaja si Deputet?

Hatim Baxhaku: Në fushën e shëndetësisë meqenëse edhe vij nga ajo lëmi.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru Brenda një viti?

Hatim Baxhaku: 5.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti apo mandate?

Hatim Baxhaku: Çdo muaj nga një takim.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Hatim Baxhaku: Më të vjetra se 10 vjet nuk ish dashtë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i inicu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Hatim Baxhaku: Është problem për numër.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritët aktakuzë?

Hatim Baxhaku: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverise nëse kryeministri ka aktakuzë?

Hatim Baxhaku: Po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që ka mbi 15 ministri?

Hatim Baxhaku: Jo.

KALLXO.com: Sa zëvendësministra duhet t’i ketë një Ministri?

Hatim Baxhaku: Nga një eventualisht dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde për ndërmarrje publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Hatim Baxhaku: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Hatim Baxhaku: Po.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet dhe faturat në Kuvend apo Ministri?

Hatim Baxhaku: Po.