Plani i LDK-së për sistemin e drejtësisë dhe sigurisë

Në #DebatPernime, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ekipin e saj janë duke shpalosur programin qeverisës të tyre të cilën do ta vënë në funksion nëse marrin mandatin qeverisës.

Programi i Vjosa Osmanit #DebatPernime

Programi i Vjosa Osmanit#DebatPernime

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 28 septembre 2019

Vjosa Osmani tha sistemin e drejtësisë e konsiderojnë si para shtyllë qeverisëse deri sa shton se do të vënë në funksion planin e LDK-së që quhet “Drejtësia 23”.

“Unë këtë nuk e konsideroj si shtyllë qeverisëse, për mua është një para shtyllë, pasi që çdo shtyllë tjetër është se a do të kemi sukses në fushën e sundimit të ligjit apo jo. Ne e kemi hartuar planin tonë Drejtësia 23 që parasheh veprime konkrete dhe radikale në aspektin pozitiv që do ta kthejnë besueshmërinë e qytetarëve tanë në sistemin e drejtësisë”, tha Osmani.

Tutje ajo shtoi se do të bëhet një vlerësim edhe në aspektin e sigurisë.

Osmani shtoi edhe se do të filloj me vetingun e përgjithshëm për gjyqësorin, prokurorinë dhe policinë.

“Vetingun e përgjithshëm në radhë të parë për gjyqësorin prokurorinë dhe policinë që do të bazohet në tri shtylla kryesore në integritet në pasuri dhe në performancë e cila është e matshme dhe profesionalistët e kësaj fushe tashmë e dinë”, tha ajo.

Tutje Osmani tha se synim kanë dekriminalizimin e sistemit të drejtësisë.

“Përveç vetingut të përgjithshëm kemi paraparë veting për çdo vit që bëhet me short jo të gjithë punëtorët por ata që bien me short. Synimi i këtij procesi është që jo vetëm të kemi njerëz më profesioanl më të mirë por të kemi një dekriminalizimi i sistemit gjyqësor. Paraprakisht jam kundër përgjithësime ku në tërësi punonjësit tanë në fushën e drejtësisë konsiderohen si njerëz të kriminalizuar e korruptuar. Kemi njerëz të jashtëzakonshëm por kjo nuk nënkupton që sidomos pas vitit 2008 kur ka përfunduar vetingu i parë i cili deri diku ka qenë i suksesshëm por kryesisht është bazuar në integritet e të tjerat kanë pasur disa mangësi që nuk ka pasur gjatë kësaj periudhe politizim por edhe dora e krimit ka vendosur njerëz të cilët edhe dëshmohen edhe nga afera e klanit pronto janë vënë aty që ti shërbejnë njerëzve të caktuar të politikës dhe krimit, synimi i vetingut është dekriminalizimi”, tha ajo.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.