PDK do të krijojë agjenci të re për TVSH

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Rafuna, në debatin e sotëm #DebatPernime tha se nuk do te bashkojnë ATK-në me Doganën e Kosovës.

Ai tha shkurt “jo” deri sa u pyet nga moderatorja e #DebatPernime Jeta Xharra.

“Jo, jo, Jeta mund ta sqarojmë”, tha Rafuna deri sa më pas u pyet edhe për punësimet e PDK-së në ATK.

Gjithashtu Rafuna prezantoi edhe se si do ta luftojnë informalitetin.

“Në kuadër të programit tonë është paraparë një kapitull i veçantë se si do të i qasemi luftimit të informalitetit, edhe kur i përmend shifrat sa është që sipas raporteve që kanë qenë në 2017 nëse nuk gaboj ka qenë 30%, por nëse i shohim të hyrat që mbledhim që gjithmonë i tejkalon të hyrat e zhvillimit ekonomik kjo tregon se Kosova është duke e luftuar informalitetin por a është në masën e mjaftueshme, jo. Kështu që kemi paraparë një kapitull të veçantë se si do të i qasemi luftimit të informalitetit nëpërmjet administratës tatimore, doganës, Policisë së Kosovës dhe njësisë së inteligjencës financiare, këto institucione do të kenë planet konkrete se si do ti qasen dhe si do të luftojnë në operativ pa asnjë ndërhyrje por ata do ta bëjnë punën e vet në mënyrë profesionale”, tha ai.

Tutje shtoi se plani i dytë i PDK-së do të jetë legjislacioni.
“E dyta është përmes legjislacioni, do ta shohim ku është problemi i legjislacionit që bizneset e kanë sfide dhe i ikin mos-pagesës së tatimeve dhe do ta thjeshtojmë do të eliminojmë burokracinë…”

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Yllza Hoti nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.