Dështimi i Burim Ramadanit për t'u bërë deputet

Zëvendësministri i ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, nuk ka arritur të bëhet deputet.

Ramadani që kandidoi për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka marrë 5 mijë e 89 vota, duke mbetur jashtë Parlamentit.

Në zgjedhjet e kaluara nacionale të vitit 2017, Ramadani nuk kishte kandiduar, kurse hera e fundit ishte në vitin 2014, ku ai gjithashtu nuk kishte arritur të bëhet deputet, duke marrë vetëm 3 mijë e 197 vota.

Ai ishte deputet nga viti 2011 deri më 2014.

Ramadani gjithashtu është këshilltar politik i kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt.

Pjesë e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD do të jenë Daut Haradinaj, Bekë Berisha, ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tola, Shkumbin Demaliaj, ish ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Kurse deputetja e vetme nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), do të jetë Natyra Kuçi me 4,452 vota, duke hyrë në Kuvend, për të plotësuar kuotën gjinore.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor. Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4,984%.

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve