Ndarja e kulaçit - KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Një muaj e një ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4,984%.