Zgjatet orari i punës për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës që nga nesër do të punojë me orar të zgjatur.

Nga tetë orë punë sa e kishin deri më sot orarin, që nga nesër zyrtarët policorë do të punojnë 12 orë.

Lajmin për KALLXO. com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, i cili tha se zyrtarët policorë angazhohen në orar prej 12 orëve varësisht nga nevojat.

“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhon zyrtarët policorë në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.