Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri shpenzon 71 Euro më Shumë se Javën e Kaluar

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë gjatë kësaj jave ka shpenzuar 183 euro e 50 cent ose 71 euro më shumë se javën e kaluar.

Tahiri gjatë gjatë javës së kaluar, nga 29 janari deri më 2 shkurt ka shpenzuar 112.40 euro

Në faqen zyrtare të kësaj komune thuhet se zyra e kryetarit në datat 05-09 shkurt ka shpenzuar 61 euro e 50 cent në kategorinë mallra dhe shërbime, ndërsa 122 euro mëditje për udhëtim zyrtar.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që nga marrja e detyrës si kryetar komune ka filluar të publikojë shpenzimet e zyrës se tij për çdo javë.