Vidhet telefoni në QKUK, arrestohet i dyshuari

Një telefon celular është vjedhur dje rreth orës 11 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dje në QKUK pasi i njëjti  ka vjedhur një telefon celular.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.