VIDEO: Shiu shkakton vërshime në Gjakovë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Gjakovë ka pasur vërshime.

Siç tregojnë pamjet e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, uji ka vërshuar disa rrugë të qytetit në Gjakovë.

Përveç ujit të shiut qytetari thotë se rrugët janë vërshuar edhe nga ujërat e zeza.