Ekzodi i kosovarëve - Foto: Rtv21/Reuters

VIDEO: Rrëfimi i gruas që u bë simbol i eksodit të Kosovës

Një moment i kapur nga aparati i fotografit boshnjak të agjencisë Reuters, Damir Sagolj ishte ai  që e ktheu Sherife Lutën nga Ivaja e Kaçanikut në simbolin e refugjatëve kosovarë të Bllacës së Maqedonisë 20 vjet më parë.

Sherife Luta atëherë ishte 22 vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besianën.

Fotoja e realizuar gjatë marsit te viti 1999 ishte ndër më të veçantat e asaj kohe, ishte si një lloj klithme që paraqiste vuajtjet dhe tmerrin e të gjitha nënave kosovare, të cilat po kërkonin mëshirë nëse jo për to, të paktën për fëmijet e tyre.

Pas luftës, fotografi boshnjak i agjencisë Reuters, Damir Sagolj thuhet se e kishte kërkuar Sherifen dhe Besianen, por ata asnjëherë nuk ishin takuar.

Gjithsesi Sherifja, Besiana dhe e gjithë familja Luta, mbesin me shpresë që një ditë do ta takojnë personin, i cili me shkrepjen e tij u kishte ndryshuar jetën përgjithmonë, duke i bërë protagoniste të rëndësishme të epokës së luftës çlirimtare dhe të historisë më të re të Republikës së Kosovës./21Media

www.kallxo.com