Majori Klodian Tanushi

Vdes ushtari i dytë shqiptar pas shpërthimit të eksplozivit në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se ka humbur jetën edhe majori Klodian Tanushi i cili ishte plagosur gjatë asgjësimit të disa eksplozivëve gjatë një misioni në Letoni.

Përmes rrjetit social Facebook, Xhaçka ka deklaruar se lajmin për humbjen e jetës së majorit e ka pranuar sot nga Letonia.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë.”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

Derisa ishin në një mision të NATO-s, në Letoni, ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj ka humbur jetën, ndërkohë që Majori Klodian Tanushi dhe Rreshteri Julian Kapaj ishin ende të plagosur.

Hasanaj humbi jetën pasi një minë, të cilën ajo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë.

Në bazën ushtarake “Camp Adaz” në Letoni, u mbajt edhe një ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, të rënë më 5 maj në krye të detyrës.

https://kallxo.com/vdes-nje-ushtare-shqiptare-plagosen-dy-te-tjere-nga-shperthimi-e-eksplozivit-ne-letoni/

https://kallxo.com/sot-dite-zie-ne-shqiperi/