Vdes i aksidentuari nga Podujeva që u godit nga kamioni

Ka vdekur dje në QKUK personi i aksidentuar nga kamioni javë më parë në fshatin Lluzhan të Podujevës.

“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

KALLXO.com kishte raportuar se është arrestuar një person pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me kamion ka goditur një burrë.

https://kallxo.com/podujeve-kembesori-goditet-nga-kamioni/