Foto: Ilustrim

Vushtrri, shoferi dyshohet se në gjendje të dehur shkaktoi aksident

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një vozitës, shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri më 23.04.2024 në 08:30h.

Siç njoftohet, i dyshuari me veturën e tij, me targa të Serbisë, nga pakujdesia ka goditur veturën e vozitësit tjetër.

Policia ka thënë se si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje u tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.