VIDEO – Arrestohet 30 vjeçari i dyshuar për drogë dhe municion

Policia e Shtetit ka arrestuar një person të kërkuar nga shtatori i vitit 2021, i dyshuar për posedim të narkotikëve dhe municionit luftarak.

I dyshuari D.B. 30 vjeçar është kapur në fshatin Cërrik të Elbasanit.

Sipas Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

Të njëjtit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për dy vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas njoftimit, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit.