Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdekje e Dyshimtë në Gjilan

Policia njofton për një rast të rëndë që ka ndodhur në Gjilan dje në mënëngjes.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë thuhet se viktima mashkull dyshohet se në rrethana të panjohura ka qëlluar vetveten me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Viktima pasi ka arritur në QKUK  ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje është gjetur një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.