Vdes Duke Punuar në Arë

Policia e Kosovës njofton për një ngjarje tragjike që ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në Podujevë.

Sipas raportit të përditshëm policor, viktima e gjinisë mashkullore derisa ishte duke punuar në arë është zënë nga makina për bluarjen e misrit.

Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast po e trajton si vdekje e dyshuar.