Takimi Rama-Mustafa | Foto: Zyra e Kryeministrit

Takim i Kryeministrave Para Lidhjes Energjetike

Sipas njoftimit të Zyrës për Komunikim Publik në Kryeministri, Mustafa është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Mustafa po qëndron në Tiranë për ta përuruar linjën e interkonjeksionit 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri.

Me këtë linjë Kosova e Shqipëria synojnë ta unifikojnë rrjetin e tyre të shpërndarjes së energjisë. Në Kosovë shumica e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet, ndërsa në Shqipëri nga hidrocentralet.

Shqipëria e ka më vështirë ta sigurojë energjinë gjatë verës kur bie niveli i ujërave të liqeneve, ndërsa Kosova këtë problem e ka më të shprehur gjatë dimrit.

Interkonjeksioni synon që të ndihmojë përballimin e këtyre problemeve.

Kosova kreu pjesën e saj të punës për linjën e interkonjeksionit në mars të vitit të kaluar. Atëherë gazeta Jeta në Kosovë shkroi për këtë projekt-“autostradën energjetike” të vonuar.

Autostrada e Vonuar Energjetike Shqipëri-Kosovë Shton Shpejtësinë