Shpend Maxhuni Edhe 5 Vjet në Krye të Policisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë i është vazhduar mandati drejtorit të përgjithshëm të policisë Shpend Maxhuni.

Propozimin për vazhdimin e mandatit të Maxhunit e paraqiti ministrii Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

“Bazuar në peformancën në Policinë e Kosovës nga z. Shpend Maxhuni dhe me qëllim të vazhdohet kjo dhe fuqizimit të mëtejmë të Policisë së Kosovës, drejtorit të përgjithshëm Shpend Maxhunit t’i vazhdohet mandati. Kërkoj që ky propozim të marrë përkrahjen tuaj,” tha Hyseni.

Propozimin e Hysenit e përkrahu edhe Kryeministri Mustafa.

“Ne kemi vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës. Jemi pajtuar që Shpend Maxhuni të emërohet edhe për një mandat tjetër,” tha Mustafa.

Sipas Ligjit të Policisë mandati i drejtorit të përgjithshëm të saj është pesëvjeçar, ndërsa ky drejtor emërohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Brendshëm.