Prebreza: Intervistat në rekrutime të pozitave publike duhet të inçizohen

Visar Prebreza, Redaktor në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese dhe Menaxher i Projektit në monitorimin e proceseve të rekrutimit në disa institucione, foli lidhur me gjetjet e organizatës në këto procese.

Sipas tij, në disa institucione ka pasur rezistencë për të lejuar monitorimin e BIRN-it ndërsa ka pasur shkelje të rekomandimeve të Ambasadës Britanike për rekrutimin në shumë institucione.

“BIRN është bërë pjesë e rekrutimit por vetëm si monitorues. Por jemi të përfshirë edhe në konkurse ku nuk janë të përfshirë partnerët britanikë. Sfidë ka qenë se edhe disa institucione, për drejtorin dhe zv.drejtorin në Policinë e Kosovës, refuzimi më i madh dhe më i keq nga Zyra e Kryeministrit për disa Borde të Ndërmarrjeve Publike. Falenderojmë Rozafa Ukimeraj e cila na ka ftuar në çdo proces. Ne kemi gjetur që institucionet kanë dështuar t’i zbatojnë rekomandimet e Ambasadës. Këto emërime po prodhojnë skandale të mëtutjeshme”, tha Prebreza.

Ai tha se kanë dalë në përfundimin se intervistat duhet të jenë të dokumentuara me inçizim.

“Rasti ka qenë te Sekretari i MTI-së i cili më pas ka punësuar njerëz të afërm me politikës. BIRN ka vazhduar të raportoj për punësimet, i falenderojmë edhe qytetarët që raportojnë për punësimet si në nivel lokal edhe në atë qendror. Ne mendojmë që intervistat duhet të xhirohen që nëse ka ankesa të mund të shikohet intervista”, përfundoi ai.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në monitorimin e proceseve të rekrutimit në disa institucionet.