Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Podujevë, dy persona të vdekur në dy aksidente të ndryshme

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga dy aksidente të ndryshme në qytetin e Podujevës.

Në njërin rast, një grua dyshohet se është goditur nga një veturë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, dyshohet se vetura është aksidentuar dhe njëri nga tre të lënduarit ka vdekur.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa trupat e dy të vdekurve janë dërguar në IML.