Arkiv - Vendi ku u vra Oliver Ivanoviq | Foto: KALLXO.com

Petroviq: Asnjë Fjalë për Vrasjen e Ivanoviqit në Dialog

Deputeti Sllobodan Petroviq reagoi që nga njoftimet për dialogun e Brukselit nuk u tha asnjë fjalë se është folur për gjetjen e atyre që vranë Oliver Ivanoviqin.

Deputeti Sllobodan Petroviq tha se edhe pse ishte paralajmëruar që në dialogun e Brukselit të flitet për vrasjen e Ivanoviqit, kjo gjë nuk u tha nga zëdhënësja Maja Kociancic.

Petroviq tha se zëdhënësja e Mogherinit përmendi temat e dialogut, por jo edhe se në këtë raund dialogu është bërë fjalë për vrasjen e Ivanoviqit.

Petroviq deklaroi se po bëhen dy muaj nga vrasja e Ivanoviqit dhe bashkësia serbe është e shqetësuar.

Ivaanoviq u vra më 16 janar 2018.