Pacolli: Bosnja duhet ta njohë Kosovën

Pacolli tha se  SHBA-të gjithmonë kanë mbrojtur të drejtat universale të popujve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Bosnja duhet ta njohë Kosovën dhe vizat duhet të hiqen mes dy vendeve.

Këto komente Pacolli i bëri në një intervistë që u botua në faqet e para të gazetës ditore të Bosnjës “Dnevni Avaz”, ku ka theksuar se SHBA-të gjithmonë kanë mbrojtur të drejtat universale të popujve, gjegjësisht Kosovës.

“Serbët e Bosnjës nuk mund të jenë “më katolikë se Papa”, se Serbia vetë”, ka thënë ai në këtë intervistë. /21 Media