Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori i Gjermanisë: Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të mira e e të afërta diplomatike

Ai gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 15-vjetorit te marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare tha se të dy vendet ndajnë po ashtu edhe vlera të përbashkëta.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Vetë fakti që këtu po marrin pjesë shumë organizata si GIZ, KFW, Gjimnazi Loyola, Oda Ekonomike Gjermane etj janë dëshmi e qartë për marrëdhinet e mira dhe afërsinë tonë. Ne po ashtu ndajmë vlera të përbashketa me Kosovën. Përderisa ne këtu po festojmë, po ndodhë luftë në Ukrainë”- është shprehur Rohde.

Derisa, kryeministri Albin Kurti i cili po ashtu ishte i pranishëm në këtë event u shpreh se Gjermania e ka ndihmuar Kosovë në të gjitha fushat si arsim, energji e sundim te ligjit