Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë sot dalin para gjykatës

Naim Murseli, si i dyshuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij Liridona Murselit, si dhe dorasi me inicialet G.P. dhe i dyshuari tjetër i përfshirë në vrasje K.K. do të dalin sot para gjykatës për seancën e parë dëgjimore.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë me fillim nga 09:00.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K. K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vëllai i Liridona Murselit jep detaje për kontaktin që kishte pasur me Naim Murselin pas vrasjes dhe ditën e varrimit