Lotsjellës Edhe në Sallën Alternative

Deputetët e pozitës janë larguar edhe nga salla alternative, pasi edhe aty është aktivizuar gazi lotsjellës.

Gazi është aktivizuar në momentin kur kryeparlamentari Kadri Veseli ka dalë dhe i ka marrë për t’i futur në sallë deputetet e opozitës Time Kadriajn, Besa Baftiun e Valdete Bajramin.

Më herët Kryesia e Kuvendit suspendoi gati të gjithë deputetët e opozitës përveç gjashtë prej tyre.

Tri deputete që hyjnë në sallën alternative ishin të pasuspenduara.

Aktualisht salla alternative është zbrazur dhe seanca është ndërprerë.