Kultura të ndryshme parakalojnë në kryeqytet për 'New Born Festival' - VIDEO

Me defilimin e kulturave të ndryshme ka nisur Parada e nacionaliteteve të shumta të veshur me kostume tradicionale si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve dhe Vallëzimit ‘New Born’.

Parada ka nisur nga Qendra e Studenteve në kryeqytet me vazhdim nëpër qendër dhe zona tjera po ashtu.

Defilimi është përcjellë me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga shtete të ndryshme.

Në këtë festival po marrrin pjesë ansamble nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Ky është edicioni i dytë i këtij zhanri të festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit dhe Arteve do zgjasë deri më 14 gusht.