Kryeprokurori Admir Shala

Kryeprokurori jep detaje nga provat e grumbulluara për dy vrasjet në Suharekë

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala foli lidhur me dy vrasjet që ndodhën dje në qytetin e Suharekës.

Njëra vrasje dyshohet se u bë nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës në një kazino.

Në tjetrin rast, një burrë është vrarë dhe një grua është plagosur dje në një incident mes vëllezërish në Studençan të Suharekës.

Shala tha se Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, në të dy rastet e vrasjes që  kanë ndodhur ditën e djeshme, në rajonin e Suharekës.

Ai tha se kërkesat janë dorëzuar në Gjykatë,  dhe se në të dy rastet kemi të bëjmë me veprat penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtja në pronësi , kontroll ose posedinm të paautorizuar të armëve.

https://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-per-policin-e-dyshuar-per-vrasjen-ne-suhareke/?fbclid=IëAR1HHT-Kond171Kdë_9lyxPSERcjX5mzBoO4kaBvclM0-e4j0y2qiTx3Ëb4

” Besoj që në bazë të provave që i kemi, Gjykata do të caktojë masën e paraburgimit, si masë e cila do të sigurojë praninë e pandehurit në procedurë, dhe kështu do të mundësohet të zhvillohet një hetim i pandërprerë dhe i rregullt ”.

Ndërsa në pyetjen se a ka prova të mjaftueshme për caktim të paraburgimit ndaj rreshterrit të Policisë të dyshuarit SH. S, Kryeprokurori Shala tha se për të dyshuarrin rreshterin policor SH. S,, në bazë të provave materiale që kanë siguruar deri në këtë moment kanë krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale.

Lidhur me vrasjet e ndodhura dje, kryeprokurori Shala tha se këto dy raste janë të parat që shfaqen që nga viti 2017,

” Tani për tani mund të konfirmoi se që nga janari i 2017 deri më tani nuk kemi pasur rast të vrasjes, këto vrasjet e djeshme kanë prishur të themi qetësinë në qytetin e Prizrenit ”.

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka kërkuar që të marren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljen e kazinove në këtë komunë.

Ky vendim  erdhi  një ditë pas vrasjes së 32 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës në një kazino të Suharekës.

https://kallxo.com/kryetari-i-suharekes-kerkon-mbylljen-e-kazinove/?fbclid=IëAR2p1Czl3EdIXLmh_A3nt2fI1Y8ËvpzJEOpxLek3k-Voyag81aPrDKte5Mg

Lidhur me këtë Kryeprokurori Admir Shala  deklaroi se ” Në të gjitha rastet ku dyshohet se pronarët e kazinove  janë duke ju shmangur qoftë taksave doganore apo shamngies nga tatimi ne i kemi hetuar dhe i kemi proceduar ato raste në gjykatë,  por është çështje e inspektoratit të komunës që ti inspektojë këto lokale dhe nëse nuk i pëmbushin kushtet e punës mbetet përgjegjësi e tyre ti mbyllin këto raste ”.

Avokati Emrush Kastrati, mbrojtës i rreshterit të Policisë Sh.S., i cili i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e sotme në Suharekë, në një bisedë për KALLXO.com kishte sqaruar se deri më tani nuk ka asnjë provë që e ndërlidhin klientin e tij me vrasjen në kazino të Suharekës.

“Klienti im ka deklaruar në hetuesi se nuk ka gisht në këtë vrasje. Banesa e tij, vetura dhe lokacionet e tjera janë bastisur por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që e ndërlidh atë me vrasjen”, tha avokati Kastrati.

https://kallxo.com/avokati-nuk-ka-asnje-prove-se-polici-ka-kryer-vrasjen-ne-suhareke/

Dita e djeshme ka tronditur SUharekën dhe gjithë opinionin në KOsovë, pasi në të njëjtën ditë brenda pak orëve të paradites kaë ndodhur dy vrasje të rënda.

https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ishte deklaruar për KALLXO.com se vrasja është kryer në ambientet e një kazinoje.

Sipas kryeprokurorit, viktima J. A J.A. është nga fshati Mushtisht i Suharekës. ishte vravë në vendin e tij të punës.

https://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-per-burrin-qe-dyshohet-se-vrau-vellain-e-tij/?fbclid=IëAR1SUQ32muTmjSmFtjyx3aëZKX6jkL_XfdumËShi9fjL-Z0HKJb-HgpcvË4

ndërsa pak orë më vonë nga vrasje  e parë, një burrë është vrarë dhe një grua është plagosur në një incident mes vëllezërish sot në Studençan të Suharekës.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.