Foto: Ilustrim

Ia vjedhin veturën në oborr të Spitalit

Një qytetar është ankuar në Polici se dikush ia ka vjedhur veturën.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje në Pejë rreth orës 16:00.

Ankuesi ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur në oborrin e Spitalit Rajonal –Pejë i është vjedhur vetura me targa vendore.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.