Eskalon Situata në Prishtinë (LIVE)

Mbështetësit e opozitës në Prishtinë kanë hedhur ngjyrë dhe kanë thyer disa xhama të ndërtesës së Kuvendit.

Situata ka eskaluar ndërsa policia është përqendruar kryesisht në rrugën “Agim Ramadani” pas Teatrit Kombëtar, aty ku duket numri më i madh i protestuesve.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe kontejnerëve të hedhur, kjo rrugë po qëndron e bllokuar.