Ilustrim

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës po përballën me pritje disa orëshe në një prej pikave kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raporti i orës 08:02 pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë duhet pritur deri në tri orë e gjysmë, kurse rreth 20 minuta për të dalë.

Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 120 metra, kurse në dalje 20-30 metra.

Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 10 deri në 20 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Ndërkaq, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Për të përcjellë gjendjen në pikat kufitare klikoni KËTU.