Në 24 orët e fundit policia arreston katër persona që ishin në listën e të kërkuarve 

Në pika kufitare por edhe në lagje të tjera, policia ka arritur që të arrestoj katër persona të cilët ishin në listën e të kërkuarve nga organet e drejtësisë.

Në regjionin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar.

Një është arrestuar në pikën kufitare Merdare në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme.

I dyshuari kishte një vendim të gjykatës dhe pas arrestimit u dërgua në vuajtje të dënimit në Burgun e Hajvalisë.

Një tjetër person u arrestua në Podujevë rreth orës 10:00 të mëngjesit të ditës së premte. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata i njëjti u arrestua dhe u dërgua për vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës.

I arrestuari tjetër u prangos në rrugën “Pranvera e Lirisë” në Prishtinë pak para mesnatës mbrëmë.

Edhe për këtë të dyshuar kishte një urdhëresë të lëshuar nga gjykata e më pas i njëjti u dërgua për vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës.

Një person tjetër u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë dy natë më parë.

I njëjti është dërguar pas arrestimit në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë.