Deputeti Ilir Deda - Foto: Rtv21

Deda: Rasti i prokurorit Blakaj tregon gjendjen reale të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se rasti i dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj tregon se Kosova është shtet jofunksional dhe me drejtësi të dështuar.

Sipas tij, Policia do të duhej të bënte arrestimin e kërcënuesve të Blakajt në mënyrë që të tregonte se shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi.

“Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj, dhe të tregoj që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi, ndërsa Elez Blakaj ta kryente punën e tij. Dorëzimi kaq i lehtë para banditërisë kërcënuese tregon më së miri gjendjen reale të Kosovës, plotësisht jonfuksionale me “drejtësi” të dështuar”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

Deputeti po ashtu ka thënë se nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit.

“Qe gati dy dekada jetojmë të lirë me institucionet tona, që të gjithë i lanë të jenë të tilla çfarë janë. Për këtë nuk na ka faj askush tjetër jashta nesh. Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit”, ka shkruar Deda në Facebook./21Media