Albulena Haxhiu drejtuar Haradinajt: Elez Blakaj ka ikur për shkak tëndin

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se Kurti po përkrah kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi në vend të prokurorit pasi është i shantazhuar.

Haxhiu iu drejtua Haradinajt se një prokuror është detyruar të lëshojë vendin për shkak të tij.

“Ndoshta ju kujtohet të gjithëve që në Kosovë një prokuror special është detyruar të lëshoj vendin për shkak teje zotëri Haradinaj sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 dite të jap raport për atë që ka në adresim ish prokurori Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë pasi si kryeministër nuk ke të drejtë t’i kërkosh llogari Prokurorisë. Për shkak teje ai nuk është mbrojtur”- ka thënë Haxhiu.

Tutje, ajo shtoi se Haradinaj nuk mund të flas për krim dhe korrupsion pasi të gjithë e dijnë sa ka poseduar pasuri para dhe pas të qenurit në pushtet.

“Kur flasim për krim dhe korrupsion pasi ky është vend i vogël dhe e dimë shumë mirë ku kemi qenë dhe ku jeni, sa pasuri keni pas dhe sa keni, kjo është e mjaftueshme për të kuptuar kush është i korruptuar e kush jo”- shtoi Haxhiu.

Derisa, Haradinaj i replikoi se edhe ministrja Haxhiu bën pjesë tek ‘dostat’ e qeverisë Kurti.

“Në këta dostat është edhe kjo ministre dhe i kanë dostat në të gjitha instituconet financiare vendimmarrëse”- tha ai.

Haradinaj: LVV po aplikon model të korrupsionit të lidhjeve të shkurta ‘dostat’