Lajmërohet Elez Blakaj hedh dyshime për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, ka hedhur dyshime për konkursin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke thënë se viteve të  fundit i të njëjtit persona ‘kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme’.

“Nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të  Shtetit dhe poashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjës se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shofim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas Blakajt, personi i cili pritet të zyrtarizohet për këtë pozitë nuk është në shërbim të interesit të lartë publik.

“Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhuara dhe në shërbim të publikut e jo të grupit të njejtë të përsonave të cilët po përgaditen ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi”, tha ai.

Blakaj përmes një postimi në facebook, Blakaj ka kritikuar punën e Këshillit Prokurorial duke thënë në këtë institucion ka mungesë të integritetit.

“Qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni. Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial”, ka theksuar ai.

Më 12 janar, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpallje të kandidaturës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurorit Aleksander Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti.

Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special në gusht të vitit 2018 dhe ishte larguar nga Kosova, pasi është ankuar për presion gjatë punës së tij.Ish-prokurori Blakaj kishte qenë duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.

Shpallet konkurs për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në prill