Foto: Prokuroria e Pejës

Jep dorëheqje një prokuror i Pejës

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Taulant Atashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Kërkesa e tij për dorëheqje u aprovua sot në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Prokurori Atashi, në aktin e dorëheqjes së tij kishte potencuar se shkak për vendimin e tij janë vetëm çështjet familjare dhe nuk qëndron ndonjë arsye tjetër.

‘’Përkushtimi ndaj familjes dhe vazhdimi i shkollimit të djalit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë arsyeja e vetme që tërhiqem nga pozita e prokurorit’’ – thuhet në aktin e dorëheqjes së prokurorit Atashi.

Anëtarët e KPK-së, pas votimit në mënyrë unanime, kryesuesi Jetish Maloku konfirmoi se prokurori i dorëhequr do të propozohet tek Presidentja për lirimin e tij nga detyra.