Ish prokurori Elezj Blakaj thumbon KGJK-në dhe KPK-në: Të pavarur, janë vetëm ata që ligjin e kanë shef dhe e bëjnë gjumin qetë

Ish-prokurori Special i Kosovës, Elezj Blakaj ka reaguar pas debateve të shumta se a duhet të ketë vetting në sistemin e drejtësisë.

Debatet nisën pasi Qeveria e Kosovës pranoi koncept dokumentin për vettingun në drejtësi përderisa Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial nuk po e përkrahin një gjë të tillë.

E refuzimet e KPK-së dhe KGJK-së po i kritikon ish prokurori Elez Blakaj, sipas të cilit disa prokurorë e gjyqtarë po mundohen të fshihen pas pavarësisë së gjyqësorit, ndonëse nuk kanë qenë kurrë të pavarur.

“Me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund ti lejohet “një pjesë” ta keqpërdor punën tuaj dhe të fshihet pas “pavarësisë”, me të cilën asnjëherë nuk janë identifikuar dhe nuk e kanë përfaqësuar!”, ka shkruar Blakaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij nuk ka dhe as nuk duhet të ketë pavarësi absolute për ata që e kanë dëshmuar me vendimet e tyre se nuk janë të pavarur.

“Andaj, nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht!”, ka shtuar Blakaj.

Për fund Blakaj ka shkruar se të pavarur, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë.

Ditëve të fundit po ka debate të shumta në mes të akterëve të gjyqësorit dhe pushtetit ekzekutiv.

Kryeministri i vendit Albin Kuri e quajti sistemin e drejtësisë të prishur dhe ditë më parë deklaroi se është i domosdoshëm vettingu që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

“Pas miratimit te koncept dokumentit sot e hapim këtë grup punues si një hap tutje drejt realizmit të reformës në dobi të drejtësisë. Sundimi i ligjit është shtyllë e funksionimit të shtetit. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i prishur për shkak humbjes së besimit dhe ndikimeve në sistemin gjyqësor nga jashtë”, ka thënë Kurti.

Përderisa Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial nuk po e përkrahin procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

 

Vettingu për gjyqtarë dhe prokurorë, i domosdoshëm për kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë