Bora e Prillit që nuk është Gënjeshtër

Kjo borë e vonshme duket se e demanton ardhjen e pranverës para më shumë se një muaji.

KALLXO.com ka fotografuar borën e rënë në Carralevë mëngjesin e sotëm, ndërsa e bardhë është sot edhe maja e Goleshit.

Bora ra katër ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kur Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim (KOSID) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një tryezë kërkuan që Kosova t’u kushtojë rëndësi ndryshimeve klimatike.

http://kallxo.com/kosova-tu-kushtoje-rendesi-ndryshimeve-klimatike/

Edhe sot Balkan Green Foundation, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Rockefeller Brothers Fund është duke e organizuar një konferencë për integrimin e Ballkanit në BE, ndërsa edhe në të po flitet edhe për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

http://kallxo.com/live-konferenca-per-integrimin-e-ballkanit-ne/

Temperaturat e ulëta në fund të prillit po i përshtaten thënies popullore “Cungun më të trashë ruane për shëngjergj”.

boracarraleve bora-carraleve boraprill