Aksident trafiku në rrugën Duhël - Carralevë, dy persona marrin lëndime

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas përfshirjes së dy makinave në një aksident trafiku në rrugën Duhël – Carralevë.

“Sapo është raportuar një aksident trafiku në rrugën Duhël – Carralevë. Në aksident janë të përfshira 2 automjete, nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime” – tha për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje, Bytyqi theksoi se patrulla policore e Stacionit Policor Suharekë është në vend ngjarje.

Në bazë të pamjeve shihet se edhe ekipi i ndihmës së shpejt kanë qenë në vendin e aksidentit.