Aksident mes dy automjeteve në rrugën Shtime-Suharekë, tre persona pësojnë lëndime

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përfshirjes së dy automjeteve në aksident trafiku në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Carralevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KALLXO.com se përpos lëndimeve të lehta trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Në ora 17:30 eshte raportuar për një aksident trafiku në Carralevë, në rrugën Shtime-Suharekë. Patrullat e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prizrenit kanë dalë në vendngjarje dhe nga vendi i  ngjarjes kanë raportuar se në aksident janë të përfshira dy automjete civile, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet”- ka deklaruar Bytyqi.