Policia e Kosovës

Vetaksident në rrugën Carralevë-Duhël, lëndohet shoferi

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Carralevë-Duhël. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka treguar se aksidenti i kamionit ka ndodhur rreth orës 07:20 dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

“Me rëndësi është të informhohen qytetarët se në vetaksident është i përfshirë një kamion i madh, kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni” – thuhet në përgjigjen e Bytyqit më 27.03.2024.