Batatina: Mentor Zhdrella kushton 500 mijë euro, kurse Behar Maliqi 400 mijë euro

Llapi e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 24 pikë, largë pritshmërive që i kanë pasur në fillim të sezonit, po ashtu janë eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, ka paralajmëruar që disa lojtarë do të largohen nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Emrat më të lakuar kanë qenë dy mesfushorët me përvojë, Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi.

Por, siç duket dyshja Zhdrella- Maliqi, pritet të qëndrojnë së paku deri në fund të sezonit te skuadra e Llapit.

Drejtori i këtij klubi, Amrush Batatina, ka kërkuar 50 mijë euro për Mentor Zhdrellën, kurse  400 mijë euro për  Behar Maliqin, klubet të cilat janë të interesuara për t’i transferuar këta dy futbollist.