Ilustrim: Aksidentet në rrugët e Kosovës | Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë Bllokohet Autostrada

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në autostradën Prishtinë Prizren.

Gazetari i KALLXO.com raporton se një makinë KIA është rrokullisur ndërsa policia tashmë ka bllokuar autostradën nga Suhareka deri në Duhël në drejtim të Prishtinës. Siç raporton gazetari i KALLXO.com makinat janë duke u drejtuar në rrugën e vjetër.