Aksident në Autostradë Vdes Shtetasja Suedeze

Policia njofton se dje në Duhël, autostrada Vërmicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet  një veture dhe një kamion.

Sipas njoftimit, përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

”Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./21Media