AGK-ja Zgjedh Kryetarin dhe Bordin

Sipas komunikatës së asociacionit, kryetar i kësaj organizate që mbron të drejta e punonjësve medialë u zgjodh Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”.

Hysenaj mori 125 vota nga 279 votues. Ai kishte kundërkanditatë Shkumbin Ahmetxhekajn dhe Enis Veliun.

Ahmetxhekaj mori besimin e 100 nëtarëve të AGK-së, ndërsa Veliu të 51 prej tyre, derisa katër vota u konsideruan të pavlefshme.

Anëtarë të Bordit të AGK-së u zgjodhën Besjana Krasniqi – RTV 21, Bedin Syla – “Zëri”, Dardan Hoti, Arsim Halili – RTK, Majlinda Aliu – RTK, Taulant Qenaj – KTV, Fidan Rama – RTV Dukagjini dhe Valdrin Krasniqi – “Tribuna”.

Mandati i anëtarëve të bordit do të jetë trevjeçar