Lojëtarët e kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Kroacinë - Foto: Atdhe Mulla

Ukraina, Sfida e Radhës e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e tretë në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të futbollit që më 2018 do të mbahet në Rusi.

Kombëtarja e Kosovës sot do të jetë mysafire e Ukrainës.

Ndeshja mes dy kombëtareve do të zhvillohet në Poloni, për shkak se Ukraina është ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në dy ndeshjet e kaluara, kombëtarja e Kosovës ka barazuar në Finlandë (1-1), dhe pësoi disfatë të thellë në Shkodër si nikoqire, ku u mposht nga Kroacia me rezultat 6:0.

http://kallxo.com/kroacia-mposhte-kosoven/

Pas këtyre ndeshjeve, Kosova është e fundit në tabelën e Grupit I, me vetëm një pikë.

Ndërsa, kombëtarja ukrainase ka barazuar në dy ndeshjet e zhvilluara, së pari me Islandën si vendëse (1-1), dhe pastaj 2-2 si mysafire e Turqisë.

Në Grupin I, Ukraina aktualisht është në pozitën e tretë me 2 pikë.

Në këtë grup, përveç Kosovës dhe Ukrainës bëjnë pjesë edhe Kroacia (e cila aktualisht prinë në tabelë), Islanda, Turqia dhe Finlanda.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski”, në Krakow, dhe do të fillojë në ora 18:00.

Referi kryesor i ndeshjes është holandezi Kevin Blom.

Pas ndeshjes me Kroacinë, KALLXO.com ka zhvilluar intervistë me dy përfaqësuesit e kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha dhe Milot Rashica.

http://kallxo.com/bernard-berisha-loja-kolektive-duhet-kosoves/

http://kallxo.com/rashica-po-te-shenonim-loja-te-shkonte-ndryshe/