Ilustrim: Kallxo.com

Therje e të Miturit në Prishtinë- I Dyshuari në Arrati

Një therje me thikë e një të mituri ka ndodhur në mbrëmje në Prishtinë.

Në Prishtinë në Rrugën “Gustav Majer” ka ndodhur therje me thikë e një të mituri në orët e mbrëmjes.

Lajmin për këtë therje e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 19 e 10 kemi pranuar informatën për një therje me thikë në Rrugën ‘Gustav Majer’. I lënduari është mashkulli me inicialet Sh. P.- 17 vjeçar”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo tregoi “se i lënduari është transportuar menjëherë në QKUK”.

Zëdhënësja tha se i dyshuari për këtë therje është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij.

Edhe gjatë nëntorit KALLXO.com shkroi për një therje me thikë në Prishtinë.

Therje me Thikë në Qendër të Prishtinës

 

09 Dhjetor 2017 - 21:57

Adelina Ahmeti 09/12/2017 - 21:57
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend