Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Fundi i dialogut duhet ta sjellë ulësen e Kosovës në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter, ka shkruar se fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë demarkimin e 400 kilometrave të kufirit midis dy vendeve, duhet të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet t’i mundësojë Kosovës edhe anëtarësimin në organizata të tjera multilaterale.

“Mendimet e tjera rreth ‘end-game’ janë të pakuptimta ose interpretime të rreme”, ka shtuar ai.