Starlink Ukraine pajiset me licencë operimi në Ukrainë

Kompania sapo është regjistruar në regjistrin e ofruesve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit elektronik në numrin 1.

 Zyra e SpaceX së shpejti do të fillojë punën aktive në Ukrainë, shkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transformimit Dixhital Mikhail Fedorov në kanalin e tij në Telegram.

Sipas regjistrit publik të personave juridikë dhe sipërmarrësve, Starlink Ukraine LLC u regjistrua në 27 Prill 2022 në Kiev. Drejtuesja e kompanisë së re është Olena Kandia.

Themeluesi i kompanisë ukrainase është Starlink Holdings Netherlands B.V. (SHBA), dhe pronari i fundit, i vërtetë është Elon Musk./Interfax-Ukraine

Përgatiti: Nuhi Shala